Jaylen Smith 18 vjeç zgjidhet si kryebashkiaku me i ri në SHBA

Jaylen Smith është vetëm 18 vjeç dhe do të drejtojë një qytet rural në SHBA

Jaylen Smith, vetëm 18 vjeç, është zgjedhur si kryebashkiak i qytetit Earle në shtetin amerikan Arkansas duke u bërë kështu kryebashkiaku më i ri me ngjyrë në Amerikë.

I riu u diplomua nga shkolla e mesme në maj dhe më pak se një vit më vonë, 18-vjeçari u ngarkua në postin e ri, , si kryebashkiak i sapozgjedhur i qytetit amerikan.

“Unë nuk garova për të bërë një emër për veten time,” tha Smith për rrjetin televiziv CNN.

“Kam kandiduar sepse doja të ndihmoja komunitetin tim dhe ta çoja komunitetin tim në drejtimin që duhej të zhvendosej.”-ka vijuar më tej ai.

Për t’u përgatitur, Smith u konsultua me disa kryetarë bashkie në të gjithë Arkansas. Ai do të bëjë betimin gjatë javës së parë të janarit dhe tha se qëllimi i tij përfundimtar është t’u tregojë qyetarëve të tij rezultate konkrete.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share