Organizata joqeveritare Kalliri i Mirësisë ka fokusin këtë javë tek java e jetimit dhe po bën projekte të shumta për të ndihmuar këtë kategori të brishtë të popullsisë.
I ftuar në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni i ftuar është edhe kryetari i organizatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”. Kjo organizatë funksionon gati 31 vite në vend dhe gjithmonë fokusin e ka pasur te kategoria më e ndishme e shoqërisë jetimët.
“Që nga themelimi i saj fokusin e ka pas te kategoria e ndjeshme e shoqërisë si rrjedhojë e kësaj para 10 viteve erdhi ideja që të organizojmë një fushatë Java e Jetimit. Edhe në këtë vit është realizimi i kësaj jave që ka filluar me 5 tetor dhe do të zgjasë deri me 16 tetor. Brenda kësaj jave kemi planifikuar disa aktivitete qëllimi është senzibilizimi i opinionit të gjërë mbi kategoritë të shoqërisë si dhe mundësitë tu dalim në ndihmë atyre”deklaroi Nexhat Lika drejtor i OH Kalliri i Mirësisë.
Ky lloj senzibilizimi bëhet përmes rrjeteve sociale, mediave, fletushkave që shpërndahen kontakteve me donatorë, afaristë institucione dhe krejt kjo kapitalizohet me manifestim qendror.
“Festivali Ballkanik i fëmijëve do të mbahet ditën e premte ku kemi mysafir të ftuar nga i gjithë Ballkani Turqia, Shqipëria, Kosova, ato vijnë me disa jetimë që i kanë të regjistruar pastaj bëhet një ekskurzion dy ditorë me fëmijët” deklaroi Nexhat Lika drejtor i OH Kalliri i Mirësisë./KlanMacedonia/