PËR “GRUPIN E FERRIT”: TË GJITHËVE DO T`U BËJ GOL
Futbollisti Jasir Asani, në një rrëfim ndryshe për emisionin “PitStop” në Klan Maqedoni, flet për ndjenjat dhe emocionet e forta që kishte përjetuar gjatë karrierës së tij. Asani tregon se të qenit pjesë e Kombëtares së Shqipërisë është një ëndërr e plotësuar që kur ishte fëmijë.
“Ftesa kur erdhi isha në Kore dhe dy ditë para normal nga gëzimi edhe qan e bën të pamundurën për çdo gjë sepse po të plotësohet ëndrra që nga fëmijërija që e ke pasur në Kombtaren e Shqipërisë. Është një emocion I paparë sepse të vjen koha që ti të luash për atë fanel shumë të rëndë, shumë emocion që të jep dhe me ato tifozë anembanë botës që vijnë. Sidomos në AirAlbania që kanë qenë ato tre ndeshjet më të vështira me Poloninë, Moldavinë dhe Çekinë që kemi fituar. Nuk mund ta përshkruash me fjalë, e paparë”, u shpreh ylli i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani.
I pyetur për grupin e shumëdiskutuar të njohur ndryshe si “Grupi I Ferrit” ku është Italia, Kroacia dhe Spanja, Asani duket mjaft optimist dhe me entuziazëm thotë se të gjithë ekipeve do t`u bëj gol. Ai gjithashtu shpreson se do të arrijnë të kalojnë grupin.
“Do të doja një grup shumë të fortë si kjo që ta shohim veten ku jemi dhe tu tregojmë gjithë botës sepse nuk kemi rastësi që jemi në Gjermani. Nuk kemi rastësi që kemi mundur Poloninë, Çekinë, Moldavinë të gjitha. Është mirë që jemi në vend të pare dhe unë mendoj se do bëjmë gjëra të mëdha pa marrë parasysh se çfarë kombëtare do të kemi aty”, tha Asani.
Për të arritur aty ku është sot Asani ka hasur në shumë vështirësi. Babai I Asanit rrëfen se të qenit futbollist Shqiptarë në Maqedoni nuk ka qenë aspak e lehtë për të.
“Ka pasur edhe sakrifica se ishte I vetmi Shqipëtarë aty që lunate dhe kishte disa mosmarrëveshje. Nuk bën kështu! Nuk bën ashtu! Natyrisht ishte kohë e vështirë. Të tregosh se je Shqiptarë ishte shumë keq shumë rend”, u shpreh babai i Jasir
Jasir Asani pohon se karrierën e tij dëshiron ta përfundoj duke u rikthyer sërish tek Partizani. Ngase sipas tij kjo është familja e tij e dytë./KlanMacedonia