Japonia po inkurajon të rinjtë të pijnë më shumë alkool

Qeveria e Japonisë po përballet me një problem jo shumë të zakontë, me të rinjtë e vendit që nuk po pijnë mjaftueshëm.

Që prej fillimit të pandemisë, baret dhe lokalet janë përballur me kufizime të cilat kanë ndikuar në rënien e shitjeve të pijeve alkoolike për ekonominë e tretë të botës.

Dhe për këtë, qeveria japoneze ka gjetur një zgjidhje që i ka habitur të gjithë. Një konkurs është hapur për të injkurajuar të rinjtë për të pirë më shumë alkool.

Fushata e quajtur “SakeViva” e frymëzuar nga Agjencia vendore e tatimeve, fton të rinjtë që të krijojnë ide biznesi për të stimuluar të rinjtë e tjerë për të pirë sa më shumë, me anë të shërbimeve të reja, idetë e paraqitura do të sjellin gjithashtu promovimin e produkteve, dizajneve dhe teknikave të reja të shitjes me anë të inteligjencës artificiale metaverse.

“Industria e pjeve alkoolike është duke u zvogëluar për shkak të ndryshimeve demografike si rënia e popullësisë apo ndryshimimi i stilit të jetesës prej Covid-19”, shpjegon website-i. Ndër të tjera zyra shton se, “qëllimi është që ky konkurs të tërheq të rinjtë dhe të rivitalizojë industrinë.“

Konkursi është i hapur deri në 9 Shtator, për çfarëdolloj pije alkoolike dhe konkurrentë nga mosha 20 deri në 39 vjeç. Finalistët do të ftohen nga një konsulent ekspert në Tetor, përpara finales që do të zhvillohet në Nëntor në Tokyo. Fituesi do të fitojë mbështetje që ideja e tij të komercializohet, sipas zyrës së taksave shkruan CNN.

Por jo të gjithë janë pozitiv mbi këtë fushatë marketingu, shumë njerëz kanë qenë mjaft kritike duke e cilësuar të papërshtatshme dhe të dëmshme këtë formë inkurajimi që ndikon në shëndetin e të rinjve.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e kontaktuar nga CNN, ka refuzuar të komentojë mbi fushtaën e hapur nga Zyra e tatimeve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share