Mbështetja e G7-ës për Ukrainën nuk do të ndikohet nga intensifikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, tha Japonia, ndërsa ministrat e jashtëm të grupit përgatiteshin të zhvillonin bisedime virtuale me Kievin gjatë një takimi në Tokio.
Kombet e pasura të Grupit të Shtatë (G7) – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara – si dhe Bashkimi Evropian do të takohen në Tokio sot dhe nesër për të diskutuar çështje të ndryshme përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe atë të Izraelin me Hamasin, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
“Angazhimi ynë për të vazhduar sanksionet e rrepta kundër Rusisë dhe mbështetja e fortë për Ukrainën nuk është lëkundur aspak, edhe pse situata në Lindjen e Mesme intensifikohet”, tha ministri i Jashtëm i Japonisë, Yōko Kamikawa.