Japonia jep “dritën jeshile” për të hapur të parën kazino në vend

Qeveria e Japonisë ka miratuar planin për të hapur të parën kazino në vend. Investimi, që do të ketë vlerën e 13.5 miliardë Dollarëve, ka të bëjë me ndertimin e një resorti në qytetin Osaka.

Projekti parashikohet që të përfundojë në vitin 2029.

Kazinotë kanë qenë ilegale në Japoni. Por në vitin 2018, një ligj i ri bëri disa përjashtime duke lejuar lojëra të tilla si pokeri.

Tashmë projekti i ndërtimit të kazinosë në qytetin Osaka pritet që të ketë ndikim të ekonominë japoneze.

40% e kapitalit do të investohet nga kazinoja amerikane MGM, 40% nga Japan’s Orix Group, ndërsa 20% e aksioneve do t’u përkasë kompanive të tilla si West Japan Rail, Kansai Electric Power and Osaka-based Panasonic.

Ekspertët thonë se presin që resorti i kazinosë të afrojë rreth 20 milionë vizitorë në vit.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share