Japonezët mahnisin botën edhe jashtë futbollit

Pas përfundimit të ndeshjes me Gjermaninë, tifozët japonez në stadium, në vend që ta kremtojnë fitoren historike kundër Gjermanisë, filluan ta bëjnë atë për të cilën tashmë njihen në botëror.

Ata tërësisht kanë pastruar tribunën e Stadiumit ‘Kalifa”, duke u përkulur në shenjë falënderimi secilit tifoz që u ndihmonte.

Një sjellje e këtillë e tifozëve japonez ka shkaktuar reagime të shumta pozitive nëpër rrjetet sociale, kurse reagime të njëjta ka shkaktuar edhe akti I futbollistëve japonez. Pas fitores historike, e kanë pastruar zhveshtoren duke e bërë më të pastër se sa që e kishin gjetur. Për këtë dëshmon edhe fotografia e FIFA-s që tashmë është bërë virale.

Ndërkaq, edhe një tifoz japonez që kishte shkuar në Katar për të mbështetur kombëtaren, kë tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një transparent interesant.

“Shef I dashur, të falënderoj për dy javët e pushimit” – thuhet në mbishkrimin e që ky japonez e mbante gjatë ndeshjes Gjermani-Japoni./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share