Japin dorëheqje pjesëtarët serbë të sigurimit të EULEX-it

Serbët e punësuar në kompaninë private “Balkan International Security”, të cilët ishin të angazhuar si sigurim i jashtëm i EULEX-it në pjesën veriore të Mitrovicës, sapo kanë dhënë dorëheqje kolektive, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka raportuar mediumi serb KoSSev, për të cilin e ka konfirmuar lajmin njëri nga ish-punëtorët, Ignjat Vuletiq.

Ai ka thënë se “nuk duan të jenë të vetmit serb në stacionin policor”. Kompania “Balkan International Security” operon në gjithë territorin e Kosovës dhe është në pronësi të një amerikani.

Në këtë kompani kanë punuar 13 serbë, njëri prej tyre – Ignjat Vuletiq, ka thënë për KoSSev, duke thënë se ka qenë i punësuar në vitin 2012.

Vuletiq ka konfirmuar për KoSSev se ai dhe kolegët e tij kanë punuar si sigurim të jashtëm për EULEX-in, selia e të cilit ndodhet në ndërtesën e Policisë së Kosovës, përballë gjykatës.

“Ne folëm sot. Ne donim të shihnim se çfarë do të bënte policia, pasi i shohim çdo ditë. Kur pamë që ata dhanë dorëheqjen, nuk kishim më pse të qëndronim. Ne nuk do të ndiheshim rehat nëse do të ishim të vetmit serb në stacionin policor verior sonte dhe nesër dhe në të ardhmen”, tha Vuletiq.Ai shprehet se vendimi nuk është marrë lehtë, por saktëson se askush nuk i ka kërcënuar.

“Disa prej nesh kanë punë të dyfishta, disa prej nesh jo, si unë. Megjithatë, nuk doja që njerëzit e mi të më etiketonin. Unë nuk do të doja që njerëzit të thonë: “Këta të tre janë të vetmit serb që punojnë në mesin e të gjithë shqiptarëve,” tha Vuletiq.Ai tha se tani do të duhet të kërkojnë vende të reja pune./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share