Bajramovska: Ankesat janë në vazhdimësi
Dy kërkesa për mosrespektim të të drejtave të njeriut në burgun “Idrizovë”, ku po vuan dënimin me burg ka dorëzuar deri tek Avokati i Popullit Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, Ankesa e parë është në pjesën e pamundësisë së shfrytëzimit të objekteve dhe e dyta për mosveprim të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
“Ankesat janë në vazhdimësi, ndërkohë i kemi dërguar shkresë Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi që të respektohet afati ligjor për dhënien e mendimit për kërkesën e paraqitur, këto ditë Komisioni ka dhënë mendimin e tij, ndërsa procedura lidhur me komoditetet në burgje janë në vazhdimësi në sektorin e institucioneve të vuajtjes së dënimit të drejtuara nga Avokati i Popullit”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, këshilltare e Avokatit të Popullit.
Pas reagimit të Avokatit të Popullit, Komisioni ka marrë vendim me të cilin konstatohet se Jankulloska është diskriminuar nga menaxhmenti i burgut “Idrizovë”. Të bugosurit femra në burgun e “Idrizovës” janë viktima të diskriminimit gjinor. Ata nuk kanë të drejtën e vizitave jashtë institucionit, pushimit dhe angazhimit në punë që kanë të burgosurit meshkuj./KlanMacedonia