Janevski: 400 milionë dollarë dhe mbi 2,6 milionë akomodime

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Ljupço Janevski konsideron se turizmi i vendit mund ta rrumbullakësojë vitin me mbi 400 milionë dollarë dhe të realizuara mbi 2,6 milionë akomodime.

Siç shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, derdhja e devizave në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është rritur për 46 për qind dhe paraqet mbi 106 milionë dollarë amerikanë.

“Derdhja e devizave në dy tremujorët e parë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2019 është për 20 për qind më shumë. Mundemi deri në cak për vitin 2022 në turizmin e vendit: më shumë se 400 milionë dollarë, mbi 2,6 milionë akomodime”, thekson Janevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share