Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 313 shoferë.
Siç informuan sot nga MPB-ja, 18 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 211 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 102 jashtë vendbanimit.