Janë sekuestruar 3,250 pako cigare në Gjakovë

Sot, në Gjakovë, Policija e Kosovës ka sekuestruar 3,250 pako cigare. Nga kjo sasi, 1,500 pako ishin të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër ishte e llojit Winston, njofton Klankosova.tv.

Kontrolli u bë mbi një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga një mashkull i moshës madhore. Pasi që i dyshuari nuk kishte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, ato u sekuestruan, mbi dyshimin se ishin të kontrabanduara.

Lënda dhe malli i sekuestruar u dorëzua tek autoritetet doganore të Kosovës për procedura të mëtejshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share