Jakiq: Dyert e BE-së tani janë të hapura

TANGY: BALLKANI PERENDIMOR PRIORITET I VENDIT

Në konferencën “Inkurajimi i zgjerimit dhe integrimit të BE-së” euro deputetët dhe pjesëmarësit tjerë i inkurajuan vendin përr rrugën drejt BE. Ara një zëri theksuan se dyert e BE rani më janë të hapura.

Maqedonia e Veriut ishte gati edhe në vitin 2004 kur ne u bëmë anëtare e plotfuqishme e BE-së, por fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi. Dyert tashmë janë të hapura dhe procesi i negociatave duhet të fillojë dhe të vazhdojë. Kështu vlerson Kryetari i Rrjetit liberal të Evropës Juglindore dhe ish ministër i Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiq i cili ishte një nga panelistët në konferencën “Inkurajimi i zgjerimit dhe integrimit të BE-së”. Sipas tij, lufta në Ukrainë e ktheu në fokus zgjerimin e BE-së, ndërsa ata që deri para disa vitesh ishin skeptikë rreth këtij procesi, si Franca, “sot janë forca lëvizëse e saj”.

ROMAN JAKIQ: KRYETARI I RRJETIT LIBERAL TË EVROPËS JUGLINDORE

“Kthehemi në rrugën e duhur. Nuk do të jetë lehtë, por është shumë me rëndësi t’u thuhet njerëzve se këtë nuk e bëni për Brukselin apo BE-në, por për vete, për qytetarët tuaj, për njerëzit që jetojnë këtu dhe duan shoqëri ku sundon ligji, ku ka liri të mediave…. Mendoj se BE-ja e kupton se nëse këto aktivitete nuk vazhdojnë, krijohet vakum. Nëse BE-ja nuk merr pjesë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet vakumin, ajo do të mbushet me lojtarë të tretë si Rusia, Kina dhe në disa raste Turqia, por kryesisht me Rusinë dhe Kinën” – tha Roman Jakiq, kryetar i rrjetit liberal të Evropës Juglindor

Eurodeputeti Ilhan Kuçuk theksoi se edhe BE-ja do të reformohet dhe tani ai i shikon vendet e Ballkanit Perëndimor ndryshe, por sipas tij, kjo ide e re e Komunitetit Evropian, e ardhur nga Macron, të jetë zëvendësim  Bashkimi për vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk e meritojnë të jenë të prapambetur.

”Në Ballkan kemi shumë premtime që vijnë nga institucionet, kemi bërë shumë gabime sepse mesazhet nuk janë përcjellë në mënyrën e duhur dhe janë bërë shumë premtime të rreme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo e dobëson BE-në në sytë e qytetarët” – tha Ilhan Kuçuk, eurodepuet.

Ndërkaq, Liliana Tangy, deputete dhe anëtare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Francë theksoi se tani më Ballkani Perendimor është prioritet i ventit që ajo përfaqëson.

LILIANA TANGY: DEPUTETE DHE ANËTARE E KOMISIONIT TË PUNËVE TË JASHTME NË FRANCË

Ne jemi miqtë tuaj dhe mund të konfirmojmë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të familjes evropiane dhe duhet të anëtarësohen në BE, megjithëse Franca nuk ishte shumë e interesuar për këtë rajon, por tani mund të them me siguri se Ballkani Perëndimor është prioriteti i radhës i vendit dhe i qeverisë së re, pjesë e së cilës ne si liberalë jemi prej gjashtë vitesh dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Brezi im është ai që më së shumti hyri në BE dhe u rrit me BE-në, dhe euroskepticizmi u përhap më së shumti përmes atij brezi, prandaj duhen hapa konkretë. Ne e kemi filluar procesin, por ka dyshim se do të zhvillohet dhe të njëjtën ndjenjë e kanë edhe qytetarët e tjerë të Rajonit, tha Monika Zajkova, deputete dhe kryetare e ardhshme e LDP-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share