Jakimovski: Pres befasi në zgjedhjet preisdenciale dhe parlamentare

ZGJEDHJET 2024

Partitë më të vogla në bllokun Maqedonas do të befasojnë me rezultatin e tyre si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare. Kështu ka deklaruar në Klan Debat, kandidati për president nga partia GROM, Stefçe Jakimovski. Ai ka theksuar se partitë më të mëdha në bllokun maqedonas, nuk do të kalojnë me rezultate ashtu siç po shpresojnë

“Unë pres edhe befasi nga këto zgjedhje, edhe në zgjedhjet presidenciale edhe në numrin e mandateve në zgjedhjet parlamentare se kush sa do të fitojë. Mendoj se ne tre partitë më të vogla do të kemi vende të konsiderueshme në Kuvend, se partitë e mëdha që kanë aq shumë shpresë nuk do ti kenë rezultatet sipas pritshmërive të tyre, pasi ka arsye për këtë sepse veç më janë të parë politikat e tyre nga qytetarët dhe gjendja në të cilën jemi tani është pikërisht për shkak të veprimeve të atyre dy partive” – tha Stefço Jakimovski, GROM.

Jakimovski ka thënë se partitë si GROM, LEVICA, ZNAM do të kenë numër të konsiderueshëm të mandateve në Kuvend. Ai ka theksuar se pas zgjedhjeve vendi mund të vijë në situatë mos mund të formohet Qeveri dhe të shkohet në zgjedhje të tjera parlamentare, njëjtë siç ndodhi në Bullgari. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share