Jajaga: Rroga minimale në Ministrinë e Mbrojtjes është 37 mijë denarë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga në Klan Debat ka folur për situatën në MB, në ushtri e në përgjithësi për situatën pas përvjetorit të tretë të hyrjes së RMV-së në NATO.

“Dikur ushtarët tonë kanë luftuar për çizme, ndërsa sot janë krahë për krahu me vendet anëtare të NATO-së”, tha Jajaga duke përmednur arritjet në ushtri.

Sipas tij, rritja e buxhetit për ushtrinë ka ndikuar shumë në rritjen edhe të cilësisë së Armatës së Maqedonisë.

“Para 5 viteve një ushtar i thjeshtë kishte rrogë prej 18 mijë denarësh, ndërsa sot një ushtar ka rrogë minimale prej 37 mijë denarëve. dmth gati 50 përqind më shumë se sa ka qenë dikur”, shpjegoi Tiron Jajaga./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share