Në portin e Pulës në Kroaci ka arritur dje jahti superluksoz, Lady S.
Ky jaht lundron nën flamurin e ishujve Kahman dhe është një nga më luksozët në botë. Qiraja javore e tij kushton 1.5 milionë euro.
Lady S është 93 metra i gjatë, 14 metra i gjerë dhe është ndërtuar në vitin 2019.
Jahti ka kinema të jashtme dhe të brendshme, pishinë, fushë golfi, klub nate, dhoma masazhi, wellness, palestër, sauna, xhakuzi…
Lady S ka ardhur në Kroaci nga porti i Sardenjës, ndërsa nuk janë dhënë detaje se kush po qëndron në të.