Bujku nga Haraçina thotë se të drejtën nuk mund ta fitojë as në gjykatë
Ekrem Jahia nga Haraçina e Shkupit, që nga vitit 2016, nuk mund të marrë dëmshpërblim nga shteti, për pemët dhe kulturat tjera bujqësore të cilat atëkohë ia dëmtuar vërshimet. Për Klan Maqedoni ai thotë se Komisioni përkatës dy herë i ka bërë vlerësimin, por nga Ministria e Bujqësisë nuk e kanë marrë parasysh vlerësimin. Ai thotë se është ankuar gjithkund por nuk ka gjetur zgjidhje
“Prita prita, të gjithëve këtu, disave fshatarëve iu pagua dëmi mua jo. Duhej të reagoj pse nuk më paguhet mua,. Nuk më jepnin përgjigje, atëherë u ankova tek ish kryeministri Zoran Zaevi, ai mu përgjigj se do të paguhet por prej atëherë s’ka, prit prit, u bënë gati tre vite nuk mu pagua. Duhej ti jap në gjyq, por edhe në gjyq nuk ka zgjidhje. Tetë seanca nuk ka asnjë përgjigje”, thotë bujku Ekrem Jahia.
Zotri Ekremi thotë se njërit prej avokatëve të tij u është bërë presion, për çka është dashur të tërhiqet nga lënda. Presion sipas tij, kanë edhe personat kompetent në Ministrinë e Bujqësisë. Ai thonë se është i gatshëm të flas me emër dhe mbiemër se kush bën presion.
“Unë mbrëmë e dëgjova në lajme kryeministrin Kovaçevski që tha, kush ka ndonjë problem që ka presion le të flasin me emër me mbiemër. Unë dua ta shfrytëzoj rastin le të më thirrin prokuroria apo ministria e brendshme dhe unë i tregoj me emër dhe mbiemër personat që bëjnë presion për mospagesën e dëmit. Dua që edhe gjykata të sjell vendim, po ose jo. Tash katër vite unë nëpër gjykata, s’ka përgjigje, ndryshohen gjykatësit”, tha Jahia.
Zotriu Ekrem Jahia, thotë se edhe pse punon më shumë se 12 vite deri më tani nuk ka marrë asnjëherë edhe subvencione. Televizoni Klan drejtoi pyetje në Ministrinë e Buqësisë, për ankesën dhe pohimet e bujkut Jahia, por deri më tani nuk morëm asnjë përgjigje./KlanMacedonia