NË QERSHOR 2021 U NDANË MJETET, PËR NJË VIT JANË HAPUR VETËM THEMELET
Ndërtimi i një salle të sportit në Jabollçisht të Epërm të Velesit, me nisjen e vitit të ri shkollor, rrezikon fëmijët. Nga Komuna e Çashkës thonë se janë kompanitë kontraktuese janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse.
U nis të ndërtohet për t’ua lehtësuar jetën të rinjve të këtij fshati, por u shndërrua në rrezik për ta.
“Fëmijët duke luajtur këtu një fëmijë ka rënë në ujë dhe është shpëtuar nga banorë i kësaj shtëpie”, deklaroi për tv KlanM banor i fshati Jabllçishtë.
Pas ankesave të banorëve të fshatit Jabollcishtë, komuna e Çashkës, erdhëm në vend për të parë së përse janë ankuar, në fakt bëhet fjalë për një gropë që është hapur me qëllim të fillimit të ndërtimit të një sallë sportive por që punimet janë ndërprerë dhe kjo gropë shpesh mbushët edhe me ujë, diteve të fundit ka pasë edhe një incident ku ka rënë një femijë dhe për fat të mirë është shpëtuar nga një banor I vendit, banoret thuan së pasi na telefonuan janë vendosur edhe mbrojtje që do të mbrojnë fëmijet që të mos bien në këtë grope.
“Para një javë ra shumë shi dhe u mbush e gjithë kjo gropa me ujë, fëmijët duke luajtur këtu një fëmijë ka rënë në ujë dhe është shpëtuar nga banor i kësaj shtëpie. E sot që thamë së do të sjellim gazetarë sot i kanë sjellë këto perde, e ne ku do i dërgojmë 1.000 nxënës të mbajnë orën e edukatës fizike. Kjo u desht të përfundojë në muajin e gjashtë tani jemi në muajin shtator, viti shkollor fillon dhe ende nuk ka përfunduar”, deklaroi për tv KlanM banor i fshati Jabllçishtë.
Për këtë çështje kërkuam përgjigje edhe nga Kryetari i Komunës së Çashkës. Ai ishte i njoftuar për rastin e fëmiut që pësoi nga gropa dhe siguron se vendi është rrethuar.
“Po, jam i informuar për një situatë jo të mirë që ka ndodhur por për fat të mirë nuk ka ndodhur me fund të keq. Komuna e Çashkës mënjëhere i ka dërguar kërkesë kompanisë “Ignacia FM” Manastir, e cila është kontraktore, kurse për ndërtim dhe mbikëqyrje është Mega Projekt nga Shkupi, që të veprojnë menjëherë dhe ta rrethojnë objektin për shkak se do të fillojë viti shkollor dhe aty do të mësojnë rreth 600 fëmijë dhe do të kenë qasje shumë afër vetë vendit të ndërtimit. Komuna ka vepruar në mënyrë të ligjshme dhe i ka njoftuar dhe kam informata se vendi është rrethuar,” deklaroi për tv KlanM Goran Stojanovski kryetar i Komunës së Çashkës.
Ndryshe, sipas kryetarit të Komunës së Çashkës, komuna ka fituar një projekt nga programi TAV prej 20 milionë denarësh për ndërtimin e sallave sportive në shkollen Liria të fshatin Jabollçisht të Epërm, ku kontraktues i ndërtimit është kompania “FM Ignacia” nga Manastiri dhe nënkontraktor kompania “Afion” nga Velesi. Sipas Stojanovskit, këto ditë presin që kompania të fillojë me betonimin e bazamentit kurse punët ndërtimore do të zgjasin deri në gjysmën e dytë të tetorit./KlanMacedonia/