Jabllanoviq tallet me Kurtin: Ta jap një banesë nëse ma gjen tjetrën

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është përgjigjur pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ky i pari, mori banesa dhe para për t’u tërhequr nga gara në zgjedhjet në komunat veriore.

Jabllanoviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë fillimisht se në një sistem demokratik, sot ai ose kryeministri Kurti do të duhej të ishin duke u intervistuar në zyrën e prokurorit.

Më tutje, ai ka ironizuar, duke thënë se do t’ia japë kryeministrit një banesë dhe gjysmën e parave, nëse i tregon se ku është pjesa tjetër.

“Në një sistem serioz demokratik sot, në zyrën e prokurorit për t’u intervistuar do të ishte ose zotëriu Albin Kurti ose une. Meqë jemi larg prej demokracisë, po i jap kryeministrit një banesë dhe 500 mijë euro, dhe vetëm po e pyes atë të më tregojë se ku është tjetra banesë dhe pjesa tjetër e parave”, ka shkruar ai.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share