Ja deputetët e pranishëm në Kuvendin e Bashës, mungoi Alibeaj

Në Kuvendin e sotëm Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha të shumtë kanë qenë deputetët që kanë munguar.

Të pranishëm sot në Kuvend ishin vetëm këta deputetë:

-Andia Ulliri

-Merita Bakiu

-Kreshnik Collaku

-Flutura Açka

-Ori Nebiaj

-Eralda Bano

-Arbi Agalliu

-Selaudin Jakupllari

Edhe Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i grupit parlamentar nuk ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Sporteve. Në një njoftim për mediat, Alibeaj ka deklaruar se arsyeja e mungesës së tij janë angazhimet partiake jashtë vendit.

Theksojmë se sot në mbështetje të Bashës ishte dhe deputetja Ori Nebiaj, e cila më parë ishte e pozicionuar krah Gazment Bardhit. Këtij të fundit, me vendimet e sotme sipas draft-statutit  pritet që t’i hiqet detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë.

Një tjetër ndryshim statutor që pritet të miratohet sot është përjashtimi nga anëtarësia i atyre personave që kanë kandiduar për subjekte të tjera./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share