Izraeli vret edhe zyrtarin e sigurisë së Hamasit në Liban

Izraeli vijon të ekzekutojë zyrtarë të rangut të lartë të Hamasit. Një burim libanez i sigurisë ka thënë për mediat se pas një sulmi, që pa një makinë të hidhej në erë në zonën e Sidonit, qëndrojnë forcat e Tel Avivit.

Nga shpërthimi i automjetit ka ndërruar jetë një zyrtar i lartë sigurisë së Hamasit.

Agjencia e lajmeve al-Arabiya, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se objektivi i sulmit me dron izraelit ishte Samer al-Hajj, një zyrtar i Hamasit i ngarkuar me sigurinë në kampin e refugjatëve palestinezë të Ain al-Khilwa.

Mediat libaneze raportojnë të njëjtën gjë, ndërsa një korrespondent i AFP raportoi se kishte parë ekipet e emergjencës duke nxjerrë një trup të djegur nga automjeti, ndërsa ushtarët kishin rrethuar zonën.

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share