Izraeli ka vendosur që rikthimi i sigurt i banorëve në veri të vendit të jetë një objektiv zyrtar i luftës, ka thënë zyra e kryeministrit. Vendimi u mor nga zyra e kabinetit të sigurisë e kryeministrit Benjamin Netanyahu, në orët e vona të së hënës, raporton BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Afro 60,000 njerëz janë evakuuar nga veriu i Izraelit për shkak të sulmeve të përditshme nga Hezbollah, që mbështetetet nga Irani, në Libanin fqinj. Luftimet përtej kufirit janë përshkallëzuar më 8 tetor 2023- një ditë pas sulmit fatal në Izrael nga luftëtarët e Hamasit nga Rripi i Gazës- kur Hezbollah qëlloi pozitat izraelite, në shprehje solidariteti me palestinezët.
Kabineti i Sigurisë ka përditësuar objektivat e luftës për të përfshirë këtu: Rikthimin e banorëve të veiut në shtëpinë e tyre në mënyrë të sigurt, thuhej në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.
“Izrareli do të vazhdojë të veprojë për të zbatuar këtë objektiv”, thuhet nga Kabineti i Sigurisë.
Të hënën, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, tha se mënyra e vetme për të rikthyer banorët e veriut të Izraelit në shtëpinë e tyre është përmës “veprimit ushtarak”, tha ai gjatë një takimi me të dërguarin amerikan, Amos Hochstein.
“Mundësia për një marrëveshje po shteron ndërsa Hezbollah vazhdon të lidhet me Hamasin dhe refuzon të përfundojë konfliktin”, thanë në një deklaratë nga zyra e Gallant. “Prandaj, mënyra e vetme që ka mbetur për të siguruar rikthimin e komuniteteve të veriut të Izraelit në shtëpinë e tyre, do të jetë përmes veprimit ushtarak”.
Komentet e Gallant erdhën ndërsa spekulimet u rritën që kryeministri Benjamin Netanyahu dëshironte të zëvendësonte atë për shkak të ndyshimeve mes të dyve mbi luftën në Gaza. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, paralajmëroi për pasojat shkatërruese të përshkallëzimit të mëtejshëm. Në një deklartë nga departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, zyra e tij tha se ai “rinovoi nevojën për një armëpushim dhe një marrëveshje për pengjet, dhe që Izraeli duhet t’i japë kohë negociatave diplomatike për të pasur sukses, duke theksuar pasojat shkatërruese që përshkallëzimi do të kishte për popullin e Izraelit, Libanit dhe rajonin më gjerë”.
Izraeli ka paralajmëruar disa herë se mund të fillojë një operacion ushtarak për të larguar Hezollah-un nga kufiri. Hezbollah është një organizatë shiite muslimane që politikisht është e fuqishme dhe kontrollon forcën më të fuqishme të armatosur në Liban. Grupi deri tani nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje.
Lëvizja e fundit e Izraelit shënon një zgjerim të objektivave të luftës të shpallura më parë: Eliminimi i Hamasit dhe kapaciteteve të tij ushtarake, rikthimi i të gjitha pengjeve të marra gjatë sulmit të 7 tetorit, sigurimi që Rrupi i Gazës të mos paraqesë më një kërcënim për Izraelin. Forcat izraelite nisën një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të praprecedentë të grupit, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën si pengje në Gaza.
Më shumë se 41,220 njerëz janë vrarë në Gaza që nga atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit që e drejton territorin.
/Reporteri.net/