Një sulm izraelit shkaktoi një shpërthim të madh pranë aeroportit të Bejrutit në periferinë jugore të kryeqytetit libanez të hënën, raporton CNN.
Shtëllunga të mëdha tymi u panë që ngriheshin nga lagjja jugore Dahiyeh pas sulmit, megjithëse avionët vazhduan të niseshin dhe të uleshin në aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee tha se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nisën një sulm të saktë në Bejrut, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë.
Është e paqartë nëse incidenti të cilit i referohej Adraee ishte goditja në Bejrutin jugor.