Izraeli vazhdon me sulme në Gaza, vriten të paktën 17 palestinezë – tetë prej tyre janë fëmijë

Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Gazës ka njoftuar se të paktën 17 persona janë vrarë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në një sulm raketor izraelit të shtunën në Gazën qendrore.

Të vdekurit përfshinin tetë fëmijë dhe më shumë se 30 persona ishin plagosur, sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, i cili shtoi se nuk dihet fati i shumë njerëzve të tjerë.

Basal tha ushtria izraelite sulmoi me raketa shkollën Al-Zaytoun, “e cila strehonte mijëra njerëz të zhvendosur nga lagjja Al-Zaytoun, në juglindje të qytetit të Gazës”.

 

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se aeroplanët kryen një sulm të shtunën në një kompleks shkolle në Gaza, e cila shfrytëzohej si qendër komandimi nga Hamasi, raporton cnn.

Ushtria tha se aeroplani kreu një “sulm të saktë ndaj terroristëve”, të cilët po vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit dhe se hapa të shumtë ishin marrë për të zbutur dëmtimin e civilëve.

Ndryshe, prej 7 tetorit të vitit të kaluar kur filloi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, mbi 40 mijë palestinezë janë vrarë dhe 1200 izraelitë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share