Izraeli urdhëron evakuime të reja në Rripin e Gazës

Teksa bisedimet për marrëveshjen e armëpushimit kanë ngecur, Izraeli ka urdhëruar që qindra pacientë palestinezë të largohen nga kampet në Khan Younis një shenjë se ushtria ka të ngjarë të nisë një sulm të ri tokësor në qytetin e dytë më të madh të Rripit të Gazës.

Evakuimi erdhi pasi Izraeli liroi drejtorin e atij që dikur ishte spitali më i madh i Gazës, pasi e mbajti atë për shtatë muaj në paraburgim pa akuzë. Izraeli pretendoi se spitali ishte përdorur si qendër komanduese e Hamasit, gjë që ai dhe zyrtarë të tjerë palestinezë shëndetësorë e kanë mohuar.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se vendimi i Izraelit tregon përsëri se nuk ka vend të sigurt në Gaza dhe se nevojiten më shumë përpjekje për t’i mbrojtur civilët. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është i gatshëm të pranojë vetëm marrëveshje për armëpushim të pjesshëm, e cila nuk do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës.

Urdhri për evakuim lë të kuptohet se Hamasi mund të jetë rigrupuar në këtë zonë dhe mbulon gjysmën lindore të Khan Younis dhe një pjesë të madhe të juglindjes së Rripit të Gazës. Njerëzve u është thënë të lëvizin në Muwasi, një zonë bregdetare e caktuar nga ushtria izraelite si zonë e sigurt dhe e cila është mbushur me kampe.

Ndërkaq mijëra burra të veshur bardh e zi dolën në Mea Shearim që është zemra e komunitetit ultra-ortodoks në Jerusalem në protestë kundër rekrutimit ushtarak.

Protestuesit u mblodhën në një lagje ultra-ortodokse dhe më pas u drejtuan në qendër të Jerusalemit, ku situata u bë e dhunshme. Ata mbanin pankarta kundër qeverisë, me slogane si “Asnjë edhe një mashkull nuk duhet të shërbejë në ushtri”.

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi njëzëri se ushtria duhet të fillojë rekrutimin e burrave ultra-ortodoksë për shërbimin ushtarak, një vendim që mund të çojë në rënien e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas marrëveshjeve të vjetra, burrat ultra-ortodoksë janë përjashtuar, i cili është i detyrueshëm për shumicën e burrave dhe grave hebreje. Këto përjashtime kanë qenë prej kohësh një burim zemërimi.

Partitë ultra-ortodokse të fuqishme politikisht, partnerë kryesorë në koalicionin qeverisës të Netanyahut, kundërshtojnë çdo ndryshim në sistemin aktual. Nëse hyn në fuqi kjo mund të prishin koalicionin, duke shkaktuar kolapsin e qeverisë dhe duke çuar vendin në zgjedhje të reja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share