Izraeli tërheq mijëra trupa nga Gaza

Presioni amerikan dhe fokusimi i luftimeve në jug të enklavës

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës, në tërheqjen e parë që nga fillimi i luftës, ndërsa bombardimet vijojnë në jug të Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari njoftoi fillimisht tërheqjen e trupave pa specifikuar se sa forca po largoheshin, por nuk tha nëse vendimi nënkuptonte se Izraeli po fillonte një fazë të re të luftës. Izraeli ka qenë nën presion nga aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, për të kaluar në luftime me intensitet më të ulët.

Vendimi për tërheqjen erdhi përpara një vizite të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në rajon dhe pasi administrata e Biden anashkaloi Kongresin për herë të dytë këtë muaj për të miratuar një shitje urgjente të armëve në Izrael.

Por luftimet e ashpra vazhduan në zona të tjera të Gazës, veçanërisht në qytetin jugor Khan Younis dhe zonat qendrore. Në Khan Younis, ku Izraeli besohet se ka mijëra trupa, banorët raportuan sulme ajrore në perëndim dhe në qendër të qytetit. Ushtria dhe grupi militant Xhihadi Islamik raportuan për përleshje në zonë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze transportoi disa të vdekur dhe të plagosur pas një sulmi në Khan Younis.

Kalimi në një fazë të re të konfliktit vjen pas bombardimeve të tij fillestare dhe një pushtimi tokësor që filloi më 27 tetor. Sulmet ajrore kanë vazhduar të godasin të gjithë enklavën gjatë asaj kohe, duke e lënë pjesën më të madhe të saj në gërmadha. Me tanket dhe trupat izraelite që kanë pushtuar pjesën më të madhe të Gazës veriore, ndërsa vazhdojnë luftimet në qendër dhe në jug, Hamasi po i përgjigjet  me sulme të ndërsjella nga tunelet dhe bunkerët në enklavë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share