Izraeli shënjestron edhe një xhami tjetër në Gaza

Edhe një xhami tjetër është shembur plotësisht në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria Telegram e Ministrisë së Brendshme në Gaza, theksohet se është shembur plotësisht Xhamia Al-Omari të cilën ushtria izraelite e vendosi në objektivin e saj në rajonin Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Në deklaratë nuk u dha informacion nëse ka viktima nga sulmi.

Kreu i Zyrës për media i Qeverisë së lidhur me Hamasin në Rripin e Gazës, Selame Maruf më 18 tetor njoftoi se “Izraeli ka shembur 10 xhami si dhe ka dëmtuar dhjetëra xhami dhe tempuj. Në mesin e tyre ndodhen 7 xhami dhe kisha historike”.

Konflikti në Gaza, nën bombardimet dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime që përfshinte nisje raketash dhe infiltrime në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Të paktën 3.478 palestinezë janë vrarë në sulmet masive izraelite në Gaza, ndërsa shifra qëndron në më shumë se 1.400 njerëz në Izrael.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share