Izraeli pranon marrëveshjen me Hamasin për pengjet

Izraeli pranon marrëveshjen me Hamasin për pengjet / Foto: AA
Izraeli pranon marrëveshjen me Hamasin për pengjet / Foto: AA

Qeveria izraelite e ka pranuar marrëveshjen për pengjet me Hamasin, raportojnë mediat izraelite.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se pengjet do të lirohen në faza, duke shtuar se marrëveshja do t’i lejojë forcat izraelite të përgatiten për luftime të vazhdueshme.

Ndërkohë, në ditën e 46-të kanë vazhduar sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës në të cilin jetojnë rreth 2,3 milionë palestinezë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë mbi 13.300 palestinezë, përfshirë të paktën 5.650 fëmijë dhe 3.550 gra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share