Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përmes një konferencë në Tel Aviv thotë se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar kthimin e pengjeve të marra nga Hamasi, raporton BBC.
Ndër të tjera Netanyahu thotë se Izraeli po përgatitet për pushtimin tokësor të Gazës, por ai refuzon të japë detaje mbi kohën e operacionit, duke thënë se do të arrihet me konsensus.
“Nuk do të shtjelloj planet e pushtimit tokësor”, thotë Netanyahu.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vazhdon duke thënë se vendimi se kur të nisë pushtimi tokësor do të merret nga kabineti i luftës speciale i qeverisë.
“Njëkohësisht po përgatitemi për një pushtim tokësor. Nuk do të shtjelloj se kur, si dhe sa. Nuk do të shtjelloj as llogaritë e ndryshme që po bëjmë, për të cilat publiku kryesisht nuk është në dijeni dhe kështu duhet të jenë gjërat.”
“Ne kemi vrarë tashmë mijëra terroristë dhe ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu pak kohë më parë.
Kryeministri izraelit thotë se të gjithë do të duhet të japin përgjigje për sulmet e Hamasit.
“Të gjithë do të duhet të japin përgjigje, edhe unë. Por e gjithë kjo do të ndodhë vetëm pas luftës,” tha ai./tvklan.al