Ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi për banorët në pjesën jugore të Khan Younis, duke paralajmëruar se do të “operonte me forcë” në qytetin e goditur të Gazës, sipas një deklarate të shtunën në mëngjes.
Khan Younis është përballur me bombardime në rritje kohët e fundit dhe një sulm i ri tokësor izraelit në fillim të kësaj jave vrau dhjetëra palestinezë atje.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) paralajmëruan të hënën se do të reduktojnë të ashtuquajturën zonë humanitare në pjesën lindore të qytetit, sipas tyre kjo për shkak të inteligjencës që Hamasi kishte ngulitur në zonë.
Dhjetëra mijëra janë zhvendosur gjatë javës së kaluar. Izraeli tha të premten se rreth 100 luftëtarë të Hamasit ishin vrarë gjatë luftimeve të fundit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Zona e caktuar humanitare në Al-Mawasi ka qenë nën sulme të përsëritura izraelite, duke përfshirë një sulm më 14 korrik, i cili thuhet se vrau 90 njerëz dhe plagosi 300 të tjerë.
Deklarata tha se masa ishte në hakmarrje ndaj “aktivitetit të rëndësishëm terrorist dhe sulmit me raketa” që buronte nga Khan Younis jugore.
Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor. Të paktën 1mijë e 200 njerëz u vranë dhe më shumë se 250 të tjerë u morën peng, sipas autoriteteve izraelite.
Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 39 mijë e 90 palestinezë dhe plagosur 90 mijë e 147 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.