Izraeli nën akuzë për vrasje të qëllimshme të punonjësve humanitarë

SHBA dhe disa vende kërkojnë hetim të pavarur dhe transparent, por nuk akuzojnë Izraelin

Për vrasjen e 7 punonjësve të ndihmës së “World Central Kitchen” shefi i kuzhinës Jose Andres thotë se ishte e qëllimshme. Sipas Andres ushtria izraelite i kishte shënjestruar ata sistematikisht dhe i dinte lëvizjet e tyre.

“Ekipi po vinte nga një magazinë që kishim në jug të Gazës dhe aty ishte i gjithë ushqimi që ata mundën të shkarkonin para se të errësohej shumë. Ishin dy makina të blinduara të cilat kaluan afër tyre. Aty humba komunikimin me ekipin tim. Por më pas, diçka shkoi keq dhe mësova se ekipet tona ishin në shënjestër. Në fund, është ajo që ne e dime është se të gjitha ekipet tona ishin në shënjestër sistematikisht. Ata janë në krye të një liste me më shumë se 180 punëtorë të tjerë humanitarë që janë vrarë gjatë gjashtë muajve të fundit.”

Andres bëri thirrje për hetime të paanshme të incidentit nga qeveria amerikane dhe nga vendi i origjinës të çdo punonjësi të ndihmës që u vra. Punonjësit e ndihmës u vranë kur kolona e tyre u godit menjëherë pasi ata po merreshin me shkarkimin e 100 tonëve ushqime të sjellë në Gaza nga deti. Ushtria izraelite shprehu dhimbje për incidentin dhe kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti atë të paqëllimshme. Andres tha se mund të ketë pasur më shumë se tre sulme kundër kolonës së ndihmës dhe hodhi poshtë pohimet e Izraelit dhe të SHBA-së se sulmi nuk ishte i qëllimshëm.

Themeluesi i “World Central Kitchen” gjatë intervistës vuri gjithashtu në dukje se situata në Gaza është me rëndë nga çfarë raportohet, duke hedhur poshtë qëndrimin e Izraelit se kjo është propaganda e Hamasit. Sipas tij, zia e bukës ka përfshirë një pjesë të madhe të enklavës dhe shumë njerëz po humbasin jetën nga kequshqyerja.

Zyrtarët humanitarë kanë thënë se dërgesat nga deti dhe ajri nuk janë të mjaftueshme dhe se Izraeli duhet të lejojë që më shumë ndihmë të hyjë përmes rrugëve tokësore. Gjykata e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin që të hapë më shumë pikëkalime tokësore dhe të ndërmarrë masa për të adresuar krizën humanitare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share