Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite

39 të burgosur palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite në këmbimit të shkëmbimit të një grupi pengesh të mbajtura nga Hamasi. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Katari, përfshin një armëpushim 4-ditor.

Të burgosurit palestinezë akuzohen për një sërë veprash nga Izraeli, nga gjuajtja me gurë deri te tentativa për vrasje. Disa u dënuan, ndërsa të tjerë janë në pritje të gjykimit. Grupi prej 24 femrash dhe 15 djemsh adoleshentë u lirua nëpër pikën e kontrollit Beituniya në Bregun Perëndimor të okupuar.

Të liruarit u zgjodhën nga një listë prej 300 grave dhe të miturve të burgosur nga Izraeli. Pas lirimit të të burgosurve, autobusi që i transportoi ata kaloi nëpër një numër të madh mbështetësish të emocionuar palestinezë.

Mediat e huaja raportojnë se përmes dritareve, disa nga të burgosurit mund të shiheshin duke kërcyer. Jashtë, telefonat celularë u ngritën në xhami mes thirrjeve të mirëseardhjes./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share