Izraeli kryen sulme ajrore në Siri, të paktën 15 të vdekur

Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës.

Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi në Damask, 15 persona kanë humbur jetën ndërsa 16 janë plagosur.

Ushtria izraelite njoftoi se u sulmua selia e organizatës palestineze Xhihadi Islamik dhe objektiva të tjera.

Një ndërtesë që u godit ndodhet në vendbanimin Mazeh, raporton reuters.

Në Mazeh jetonin komandantët e organizatës libaneze Hezbollah, Gardës Revolucionare iraniane, Hamasit palestinez dhe Xhihadit Islamik.

Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivë ajrore në vendet fqinje të saj, si Libani dhe Siria. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share