Tel Avivi injoron Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Një ditë pasi autoriteti më i lartë gjyqësor i OKB-së, urdhëroi që të mbetet i hapur vendkalimi në Rafah, i cili është thelbësor për hyrjen e ndihmave humanitare ushtria izraelite vijon sulmet në Gaza.
Sulmet ajrore pati jo vetëm në Rafah, por edhe në qytetin qendror të Deir al-Balah. Media Al Jazera thotë se ka patur një zgjerim të ofensivës ushtarake në pjesën perëndimore dhe zonat përreth ndërsa nuk janë kursyer nga sulmet edhe kampet e refugjatëve.
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës është kundërshtuar nga ministri i luftës Benny Gantz.
“Shteti i Izraelit është i përkushtuar të vazhdojë të luftojë për të kthyer pengjet e tij dhe për të premtuar sigurinë e qytetarëve të tij, kudo dhe kurdo që është e nevojshme përfshirë edhe në Rafah”, tha Gantz pas vendimit të Gjykatës.
Votimi nga gjyqtarët që urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rafah dhe të tregojë mbi përparimin e tij në lehtësimin e krizës humanitare brenda një muaji, rrit presionin mbi Izraelin dhe e izolon më tej atë.
Vendimi i Gjykatës së Hagës vjen teksa pakënaqësia ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu vijon të rritet edhe më shumë. Sipas një sondazhi të ri rreth 77 për qind e izraelitëve besojnë se qeveria e Netanyahut nuk po bën mjaftueshëm për të liruar pengjet në Gaza. Vetëm 30 për qind e të anketuarve besojnë se qëllimi përfundimtar i Izraelit në këtë fazë të luftës është të mposhtë Hamasin.
Klan News