Izraeli hap portat e Rripit të Gazës

Izraeli vendos të hapë portat e Rripit të Gazës për hyrjen masive të ndihmave humanitare. Paraditen e kësaj të Premteje u hap një pikë kufitare në veri të Gazës, e njohur si “Porta Erez” në vijën ndarëse me territorin izraelit. Kjo pikë do të lejojë hyrjen e ndihmave për banorët e Rripit të Gazës, përmes portit izraelit në qytetin e Ashdodit.

Një tjetër pikë ku do të lejohet shtimi i fluksit të ndihmave është ajo e Kerem Shalomit mes Izraelit dhe Jordanisë. Qeveria izraelite po shqyrton mundësinë të hapë edhe pika të tjera, një vendim që u mor pas telefonatës 30 minutëshe që kryeministri Benjamin Netanjahu zhvilloi mbrëmjen e të Enjtes me presidentin amerikan Joe Biden.

Biden ia tha prerazi Netanjahut se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Izraelin, do të varet nga hapat që ndërmerren për të mbrojtur civilët nga dëmet dhe vuajtjet që u shkakton lufta në Gaza. Netanjahu po përballet me rritje presioni edhe nga brenda kabinetit të luftës. Një ditë më parë, anëtari kryesor i këtij kabineti, Beni Gantz kërkoi zgjedhje të reja në Shtator. Partia e kryesuar prej tij, kryeson sondazhet.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share