Izraeli ka kryer të paktën katër sulme ajrore në qytetin historik portual libanez të Tirit, disa orë pasi zgjeroi urdhrat e tij të evakuimit për të mbuluar disa lagje qendrore, thotë agjencia shtetërore e lajmeve libaneze.
Videot treguan re të mëdha tymi të zi që ngriheshin nga një zonë buzë detit që është vetëm disa qindra metra nga rrënojat romake të listuara në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ushtria izraelite më herët paralajmëroi civilët të largoheshin, duke thënë se do të vepronte “me forcë” kundër grupit të armatosur Hezbollah atje.
Dhjetëra mijëra banorë tashmë ishin larguar nga qyteti në javët e fundit në përgjigje të fushatës intensive ajrore të Izraelit dhe pushtimit tokësor.
“Mund të thuash se i gjithë qyteti i Tirit është duke u evakuuar”, tha Bilal Kashmar për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se shumë njerëz po shkonin drejt periferisë.