Izraeli godet Bregun Perëndimor

Forca e Mbrojtjes e Izraelit ka thënë se një nga avionët e saj ka sulmuar një “rrugë terroriste nëntokësore”, në të cilën ka thënë se fshihej një celulë e Hamasit, në Jenin të Bregut Perëndimor.

Siç ka cituar “Reuters” zyrtarët palestinezë, të paktën dy persona janë vrarë dhe ka numër të pacaktuar të të lënduarve nga sulmi ajror në orët e para të së dielës.

Ndërkaq Hamasi ka thënë se nga sulmet e Izraelit janë vrarë të paktën 55 persona e janë shkatërruar 30 shtëpi.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, në mbrëmjen e së shtunës paralajmëroi rritjen e sulmeve në Gaza.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share