Forcat izraelite nisën sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga Hezbollahu në Bejrut për të tretën ditë radhazi.
Shpërthime të mëdha pati edhe në Bint Jbeil të Libanit jugor, ku u shkaktuan dëme në ndërtesa. Pesë persona humbën jetën nga sulmet ajrore në disa qytete.
Negociatorët libanezë arritën një mirëkuptim paraprak me të dërguarin e SHBA-së Amos Hochstein. Propozimi i është përcjellë palës izraelite përmes Hochstein, megjithëse Libani ende nuk ka marrë një përgjigje. Kjo është përpjekja e fundit nga administrata në largim e Presidentit të SHBA Joe Biden për të siguruar një armëpushim në Liban.
Një raport i ri i Human Rights Watch (HRW) tregon se autoritetet izraelite kanë shkaktuar largime masive të palestinezëve në Gaza, gjë që përbën krim lufte.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut analizoi imazhet satelitore, urdhrat e evakuimit të detyruar izraelit dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë për të treguar se autoritetet në Izrael po e bëjnë qëllimisht dhe në mënyrë të përhershme kthimin në zona të mëdha të Gazës.
Jo vetëm kaq, por grupet humanitare kanë bërë të ditur se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 20 punonjës të ndihmës në Gaza gjatë muajit të kaluar.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.9 milion palestinezë ishin të zhvendosur në Gaza deri në Tetor të këtij viti.
Klan News