Në Rripin e Gazës hyjnë kamionët me ndihma
Funksionimi në ditën e parë, ka bërë që Izraeli dhe Hamasi të vazhdojnë edhe në ditën e dytë me përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari.
Hamasi pritet të lirojë këtë të shtunë, 14 pengje të tjerë nga 240 personat e marrë peng në sulmin e 7 Tetorit në jug të Izraelit. Edhe Izraeli do të lirojë po sot 42 të burgosur të tjerë palestinezë, nga 150 që ka marrë përsipër të lirojë gjatë këtyre ditëve të armëpushimit të përkohshëm.
13 izraelitët e liruar të premten nga Hamasi, krahas 11 shtetasve të huaj, u pritën me entuziazëm në Jeruzalem, pasi kryen një itnerar nga Rripi i Gazës, në Egjipt, për t’u dërguar më pas në territorin tjetër palestinez të Bregut Perëndimor e më pas në Jeruzalemin Lindor.
39 palestinezë, gra dhe fëmijë të burgosur nga Izraeli u liruan po të premten dhe mbërritën në Rripin e Gazës po me autobusë nga Izraeli. Ndërkaq, që autokolonë e gjatë me ndihma humanitare për Gazën, hyri në ditën e parë të armëpushimit të përkohshëm.
Parashikohet që në 4 ditë 200 kamionë të transportojnë ndër të tjera 130 mijë litra karburant, kryesisht për spitalet e Rripit të Gazës që kanë dalë jashtë funksionit.
Tv Klan