Një sulm ajror i Izraelit e ka rrafshuar një ndërtesë të lartë në qytetin qendror të Gazës.
Ky sulm vjen pas zotimit që Izraeli bëri duke thënë se do të ketë një çmim “të paprecedentë” në përgjigje të sulmit nga militantët e Hamasit të Gazës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 198 njerëz janë vrarë dhe të paktën 1 mijë e 610 janë plagosur nga hakmarrja e Izraelit pas sulmit të gjerë të Hamasit në Izrael, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se luftimet po vazhdojnë në 22 lokacione në jug të Izraelit.
Deri më tani, nga pala izraelite kanë mbetur 100 persona të vrarë e mbi 980 të plagosur.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje Izraelit, ku presidenti Joe Biden, tha se terrorizmi nuk justifikohet kurrë.