Forcat Ajrore Izraelite thonë se avionët e saj luftarakë kanë goditur një kompleks që i përket shefit të Departamentit të Inteligjencës në organizatën terroriste Hamas.
Avionët izraelitë kanë goditur një numër objektivash në Rripin e Gazës qëkur militantët kaluan në territorin izraelit ditën e shtunë.
Sipas korrespondentit të BBC News në Gazë, tingujt e shpërthimeve që vijnë si pasojë e sulmeve janë të vazhdueshme.
Autoritetet palestineze thonë se më shumë se 250 persona janë vrarë./tvklan.al