Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së Izet Mexhiti, ka folur për rastin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua në Maqedoni me kërkesë të Serbisë.
Mexhiti tha se ka tendencë nga BDI që ky të paraqitet si rasti i parë i arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni. Megjithatë ai tha se po punojnë që ai të lirohet sa më shpejt.
“Ka tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin se ky është rasti i parë. Ata që i njohin rrethanat e dinë se ka qenë rasti Dugolli, Morina dhe disa raste tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI.
Pas arrestimit nga organet e RMV-së, Gjykata Penale e Shkupit vendosi 30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani. Ai u dërgua në burgun ekstradues në Shutkë të Shkupit. Fletarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në Interpol, u pranua nga Gjykata Penale. /Telegrafi Maqedoni