Izet Mexhiti prezanton prurjen e re – avokatin e njohur nga Struga, Ardian Demiri

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka arritur që në radhët e saj të afrojë avokatin nga Struga, Ardian Demiri, përcjell KlanM.

Demiri ka qenë ish këshilltar i RDK-së në Strugë, kandidat për deputet i asaj partie dhe njëri nga bashkëpunëtorët e Rufi Osmanit.

“Ardiani me vete sjell bagazh profesional thuajse 20 vjeçar në fushën e jurisprudencës dhe është mirë i njohur për opinionin e gjërë si një profesionist i dëshmuar. Në fakt Ardian Demiri do të jetë edhe koordinator i Lëvizjes Demokratike për Strugën. Lëvizja Demomratike do të jetë gjithmonë e hapur për kuadro cilësor, profesional e të pastër”, thonë nga Lëvizja Demokratike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share