Artisti Mustafa Imeri – Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, përcjell KlanM. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, i cili shton se kjo prurje është pjesë e inkuadrimit të kuadrove profesionale në subjektin që ai drejton.
“Solo artisti i mirënjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri-Tafa, nga sot është pjesë e Lëvizjes Demokratike. Anëtarësimi në LD i këngëtarit të njohur, u bë në kuadër të iniciativës për kyçjen e kuadrove profesionale në parti. Mustafa Imeri është shef katedre i paraleleve shqipe në Shkollën fillore dhe të mesme të Muzikës në Shkup ‘Ilija Nikolovski Luj’, ndërsa në LD do të jetë i angazhuar në Departamentin e Kulturës, e së bashku me ekipin e artistëve të tjerë do të punojë në zhvillimin e programit të Kulturës në Lëvizjen Demokratike”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Demorkatike./KlanMacedonia