Lëvizja Demokratike bëri apel që urgjentisht të hiqen tërësisht bastoret dhe Kazinot nga Maqedonia e Veriut. Izet Mexhiti, në lidhje me ligjin e propozuar të BDI-së, është i mendimit se neni për largimin e lojërave të fatit 500 metre nga shkollat, nuk i përfshin Kazinot. Gjithashtu Mexhiti shtoi se nuk do të pakësohen por se do të shtohet numri i aparateve nëpër këto objekte.
“Respektivisht Propozim ligji i ahmetianëve, në nenin 10 parashikon largimin e objekteve të bastoreve por jo edhe të KAZINOVE në minimum 500 metre distancë nga objektet e shkollave të mesme dhe fillore. Me ligjin e propozuar, KAZINO mund të ketë edhe në obor të shkollave. Pra Neni 10, bën ndarje dhe numëron vetëm disa lloje të lojërave të fatit, duke lënë hapsirë për të lulëzuar akoma më shumë Kazino thertoret. Ky nen me qëllim NUK PËRSFHIN KAZINOT”, ka deklaruar Izet Mexhiti./tvklan.mk