Ivanovska: Nga 56 nismat për ndjekje penale, asnjë e procesuar!

KOMISIONI ANTIKORRUPSION

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit gjatë mandatit 5-vjecar ka formuar 2.872 lëndë, prej të cilëve 2.788 kanë qenë denoncime nga fusha e parandalimit të korruosionit, kurse 84 lëndë janë formuar me iniciativë vetanake.

Antikorrupsioni ka njoftuar se gjatë mandatit 5-vjecar janë zgjidhur 2.451 lëndë, kurse janë dorëzuar 59 nisma për inicimin e procedurave për ndjekje penale. Asnjë iniciativë për ndjekje penale nuk është procesuar, ka deklaruar Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

“Nga nismat tona për ndjekje penale dëorëzuar prokurorive publike deri tani nuk ka asnjë vendim prokurorial që ka mbërritur në gjykatë, jo vetëm nga kjo përbërje, por që nga ekzistimi I këtij institucioni nga viti 2002. Janë mbi 200 nisma për ndjekje penale që kanë dalë nga këtu në 20 vitet e fundit, që kur ekziston ky institucion” – deklaroi Biljana Ivanovska.

Për atë se cfarë duhet të bëhet në të ardhmen që të ndryshojë kjo situatë, Ivanovska vlerëson se pyetja duhet t`u drejtohet organeve gjyqësore, ku sic tha, duhen ndryshime rrënjësore dhe se cdo institucion duhet ta bëjë detyrën konform kompetencave.

Përbërja aktuale e Komisionit Antikorrupsion do të mbajë edhe një seancë, të hënën, në suaza të mandatit.

Përbërja e re e Komisionit që ishte zgjedhur nga Kuvendit do të fillojë punën më 8 shkurt. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share