Në emisionin Klan Debat, ukrainasi Trofim Ivanov tha se lufta ka dëmtuar aq shumë Ukrainën saqë duhet shumë kohë për tu ndërtuar dhe riparuar siç ishte.
”Biznesi po adaptohet, dyqanet po adaptohen, të gjithë po mundohen të ambijetohen të punojnë ta rikthejnë vendin siç ishte. Ne aplikojmë në gjithë botën e civilizuar që të na ndihmojnë neve si Ukrainë, pra na duhen gjeneratorë, stacione energjetike dhe shumë gjëra tjera. Ne si ukrainas në 2014 e kemi zgjedhur rrugën evropiane, ushtria jonë vazhdon ti lirojë territoret tona dhe mendoj që do triumfojë dhe qytetet tona do zhvillohen dhe ndërtohen përsëri siç ishte para luftës” – tha Trofim Ivanov. /KlanMacedonia/