Ivana Projkovska ndanë drejtësi në ndeshjen Shkëndija – Pobeda

Komisioni për delegimin e referëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka publikuar emrat e atyre që do të ndajnë drejtësi në ndeshjet e javës së 25-të Ligën e Parë të futbollit vendor.

Është interesante se për herë parë një ndeshje futbolli në Ligën e Parë drejtësi do të ndaj një arbitre femër, kjo do të ndodhë në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Pobedës, ku refere kryesore është Ivana Projkovska me ndihmësit Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski.

Në ndeshjet tjera të javës së 25-të, drejtësi do të ndajnë: Makedonija Gj.P – Rabotniçki (Aleksandar Stavrev), Struga Trim Lum – Akademija Pandev ( Josip Barton), Shkupi – Skopje (Stojanov Stojançe) dhe Bregallnoica – Tikveshi (Aleksandar Grujoski).

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share