Një familje ka vendosur ta kthejë qenin e saj të ngordhur në një tapet që të kenë një kujtim të përhershëm të tij në shtëpi. Pronarja e kompanisë australiane, Chimera Taxidermy që merret me krijimin e veprave të tilla, Maddy, 29 vjeç, është shprehur se balsamosja e kafshëve po shënon rritje, shkruan “The Mirror”.
Në postimin e saj në Instagram, Maddy shpjegon edhe si është krijuar tapeti prej qenit të racës Golden Retriever. “Gëzofi është nxirë dhe kthyer në lëkurë që qimet mos të bien”, shpjegon ajo teksa shton se “balsamosja e kafshëve është përhapur më shumë në 5 vitet e fundit”.
“Disa janë më sentimentalë, të tjerë më të ekspozuar sepse pronarët i vendosin mbi shtretër ose sido që duan t’i ruajnë”.
29-vjeçarja ka pasur kërkesa për balsamosjen e kafshëve nga më të ndryshmet, përfshirë minj, lepuj, dhi dhe derrkucë Guinea. Ajo thotë se kjo zgjedhje “nuk është për të gjithë” dhe “e respekton tërësisht”.
Pak kohë më parë, një pronar zgjodhi ta balsamoste macen e tij dhe ta kthente në një dron. Njerëz të tjerë i kanë kthyer kafshët e tyre shtëpiake të ngordhura në tapete, “lodra” pelushi apo vepra arti./tvklan.al