Një italian ka tërhequr tre aeroplanë të vegjël ndërsa ecte në duar për të shënuar një Rekord Botëror Guinness.
Matteo Pavone shënoi rekord të ri botëror me përpjekjen e tij të suksesshme në Castelnuovo Don Bosco, Asti, Itali.
Pavone tha se ai iu drejtua ndjekjeve më të pazakonta atletike pasi një seri lëndimesh e detyruan të linte ragbin, përcjell Telegrafi.
“Më e keqja prej tyre ishte një dëmtim i shpinës. Mjekët thanë se nuk do mund të merresha më kurrë me sport, por ata e kishin gabim”, tha Pavone.
“Jam krenar për këtë rekord, por gjithashtu nuk jam plotësisht i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Jam i sigurt se mund të tërheq katër aeroplanë ose edhe më shumë, kështu që do të përpiqem ta bëj sa më shpejt”, shtoi ai. /Telegrafi/